Prangat e përkohshme të Unazës kërkojnë një zgjidhje të përhershme politike

Saturday, 12 October 2019 11:24

Nga Ilir Nikolla

Duket qartë se Edi Ramës i ka sosur durimi. Kriza ekonomike po bëhet përherë e më e mprehtë dhe data 18 tetor, kur edhe formalisht do të njoftohet se Shqipërisë nuk do t’i jepet data për hapjen e negociatave, është fare afër. Kësaj urgjence duhet t’i shtojmë edhe denoncimin tashmë njëvjeçar që bëhet nga protestuesit dhe eksponentët politikë se Edi Rama ka marrë një angazhim, tip kapari, për të prishur banesat e Unazës së Re dhe për t’i hapur rrugë projektit famëkeq “1 km rrugë - 20 milionë euro”, prandaj, dhuna e re që po shkakton policia në lagjen e Unazës së Re, duhet të interpretohet si një lëvizje politike.
Edi Rama është në hall nga kapari i Unazës së Re, por më shumë është në hall nga afrimi i 18 tetorit. Si çdo politikani autokrat, edhe Edi Ramës i duhet të pilotojë një diversiv, një akt për largimin e vëmendjes, dhe dhuna ndaj protestuesve të Unazës së Re i ofron në fakt të dyja shërbimet, edhe i thotë kapardhënësit se nuk e ka harruar borxhin dhe do t’i qendrojë denjësisht angazhimit, edhe u jep mediave të veta vijën e sjelljes në javën e tretë të tetorit. Pra, me fjalë të tjera, sa më pak fjalë për mos’hapjen e negociatave, sa më shumë propagandë për lëvizjen “shtetkthyese” të Edi Ramës ndaj “rrugaçëve” të Unazës.
Terminologjinë e kemi të njohur, e kemi parë edhe tek protestuesit e Rrugës së Kombit. Ajo u përdor për të fituar kohë, para se çështjes t’i jepej njëfarë gjysëm-zgjidhjeje me uljen e tarifës për banorët e Kukësit, Hasit e Tropojës. Edhe atëhere u fitua kohë nëpërmjet prangave, njësoj siç u fitua kohë më 2014-n me arrestimet që fshehën rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Tani në Unazën e Re po nis një valë e re arrestimesh.
Nuk dihet nëse ministri i verbër i Edi Ramës e ka huazuar strategjinë nga AUP-ja e diktatorit (Arti Ushtarak Popullor), e vetmja doktrinë që duket se njeh, apo i është dhënë e gatshme nga përdorimet e fundit autokratike që po i bëhen artit të shtypjes së protestave dhe largimit të vëmendjes nga kriza në Serbi, Rusi e Turqi, por fakti është se në Unazën e Re nuk po ndodh një protestë e zakonshme dhe zgjidhjet e zakonshme nuk është se mund të zgjidhin punë. Atje është konsumuar një “gjimnastikë” njëvjeçare e protestës dhe protestuesit janë përgatitur edhe për këtë ditë.
Prandaj, duket se prangat e tanishme nuk janë një përpjekje për të zgjidhur njëherë e mirë e me dhunë kontestin e Unazës së Re, por janë një zgjidhje e dëshpëruar politike, një politikë e prangave të përkohshme, që tentojnë të shtrëngojnë radhët e hallakatura të anëtarësisë së partisë dhe që përpiqen sadopak të ndalin theqafjen në mbështetjen popullore.
Por ky përdorim i ri i protestës së Unazës s’ka pse të shkurajojë partizanët e shndërrimit të kësaj proteste në një revoltë popullore. Axhenda e krizës shqiptare kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe në këtë zgjidhje duhet përfshirë edhe reagimi shproporcional ndaj taktikës së shtypjes së protestave me pranga të përkohshme. Duam apo s’duam, tek protesta e Unazës së Re po konsumohet e gjithë kriza kombëtare dhe trajtimi i saj si një rast pjesor vetëm sa i shërben taktikës së Edi Ramës për ta fikur rezistencën popullore përmes plasjes së konflikteve lokale, të cilat ministri i verbër i Ramës mendon se mund t’i përballojë.

Modifikuar më Saturday, 12 October 2019 16:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...