Rama urdhëron shkarkimin e grave nga bashkitë që i mori në zgjedhjet moniste

Saturday, 12 October 2019 15:43

Dy muaj nga marrja e detyrës kryetari i bashkisë së Skraparit Adriatik Mema ka vendosur shkarkimin në bllok për të paktën 80 punonjës të administratës.
Burimet kanë bërë të ditur se në listë janë dhe 80 të tjerë, vendime këto që konsiderohen politike

Juristja Jonida Saliasi, shprehet se, ligji për nënpunësin civil nuk i jep “tagër” kryetarit të bashkisë për këto vendime edhe kur motivacioni jepet ndryshim strukture

Jonida Saliasi: Arsyeja e shkarkimit është ndryshim strukture. Kur bëhet ristrukturim do të thotë që shkurtohen si vende pune por ato janë zëvendësuar sërish.

Një tjetër e larguar shprehet se kryebashkiaku ka thyer dhe kërkesën e kryeministrit Rama për të mos larguar gratë nga puna

Diana Ago: Kryeministri njoftoi se asnjë grua dhe asnjë vajzë punonjëse të bashkisë që janë nga opozita nuk duhet të lëvizin. Nuk e kuptoj ku është fjala e kryeministrit.

Bora Hysenbelliu: Ajo zyrë ende funksionon. Është dikush tjetër që jep shërbimin dhe tani.

Largimet e menjëhershme nga puna pas rotacioneve politike nuk janë fenomene të reja, por gjithnjë të shoqëruara dhe me kosto në buxhet. Mësohet se të paktën 50 ish punonjës në skrapar tashmë I janë drejtuar gjykatës duke kërkuar dëmshpërblim për shkarkim të padrejtë nga puna.

Për këtë situatë kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka deklaruar se motivacionet e largimeve janë për shkak të mospërputhjes së profilit arsimor me detyrës dhe për shkak të ristrukturimit të strukturës së administratës, për shkak dhe të fondeve të buxhetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...