Pampuri: Me drogë dhe krim, BE e ka të pamundur të pranojë Shqipërinë

Saturday, 12 October 2019 18:44

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën politike në vend dhe çeljen e negociatave.

E pyetur nëse mund të pranohen si justifikim problemet e brendshme të BE-së, nëse vendit nuk i hapen negociatat, Pampuri tha se problemi i vërtetë janë krimi dhe droga.

Për këto dy faktorë sipas saj BE e ka të pamundur që të pranojë Shqipërinë.

Gazetari: Pritshmëritë tuaja për negociatat dhe çfarë do të nënkuptonte një vendim i mundshëm negativ? A mund të pranohet si justifikim fakti i problemeve të brendshme të BE-së?

Oriola Pampuri: Unë nuk do të konsideroja se një vendimmarrje e tillë do të ishte për shkak të një problematike të brenshme të BE-së. Jo aspak. Nëse secili prej nesh do bënte një analizë, do ishte keptik se si mund t'i hapeshin negociatat një vendi si Shqipëria me kaq shumë probleme. Jo probleme sociale, jo probleme ekonomike. Sepse do të justifikoheshim me faktin që çdo vend i Evropës ka probleme sociale, ekonomike dhe pse jo të këtij niveli. Jemi të parët në botë për azilkërkues, por përpos varfërisë dhe të gjitha problematikave të tjera, ne kemi probleme me krimin dhe drogën dhe kjo është e pafalshme dhe e pamundur që Evropa të pranojë një shtet të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...