Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për tre banorët e Astirit të arrestuar tre ditë më parë nga policia.
Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Avokati i tyre tha se ky është një vendim politik.
Para gjykatës ishin mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre.