Ish ministri i jashtëm Edmond Panariti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas inisiativës politike për një shengen ballkanik ku është përfshirë edhe kreu aktual i qeverisë shqiptare Edi Rama.
“Pa Kosovën, Shqipëria do te ishte nje humbëse absolute ne garen e Mini - Shengenit Ballkanik”, shkruan Panariti.
Sipas tij, ”Shqiperia dhe Kosova, kanë vetem nje mundesi, te krijojnë Shengenin midis tyre, per te trokitur me dinjitet ne porten e Evropës”.
Ja potimi i plotë i tij:
Pa Kosoven, Shqipëria do te ishte nje humbese absolute ne garen e Mini - Shengenit Ballkanik. Ja perse?..............................................
Sepse, vendet sllave Serbi, Mal i Zi, Maqedoni dhe Bosnje, kanë qenë pjese e nje ekonomie dhe tregu perbashket ne ish Jugosllavi. Me rikrijim te ketyre hapesirave, por kete here vetëm me Shqipërinë brenda (pa Kosovën), avantazhet konkuruese te tyre do të ishin dermuese per ekonomite e Shqipërisë dhe Kosovës . ............................................. Pasojat per dy vendet shqiptare do të ishin : 1.Papunesi masive, sepse me heqjen e barrierave eshte me lire te importosh nga ta, se sa te prodhosh vete . 2. Fiksim i cmimeve me marreveshje pan - sllave, gje qe do ti kthente vendet tona ne kosh per prodhimet e tyre. 3.Cenim sovraniteti, sepse nga pikëpamja strategjike duke qenë se do të vareshim nga prodhimet e tyre, do te ishim nen presion te forte politik dhe ekonomik, nese tregtia bllokohet nga ta per çfarë do sebepi . 4. Bizneset shqiptare do të falimentonin sepse do të zhdukeshin barrierat dhe stimujt fiskale nga qeverite tona. Ose ata do të ekzistonin vetëm si zgjatim i bizneseve sllave. 5. Veshtiresi per mbledhje taksash nga dy shtetet tona , sepse meqenese selite e bizneseve do te spostohen ne ish Jugosllavi, kompanitë do te zhvillonin strategji per devijim fiskal...................................
.. Shqiperia dhe Kosova, kanë vetem nje mundesi, te krijojnë Shengenin midis tyre, per te trokitur me dinjitet ne porten e Evropës.