Diten e premte te gjitha vendeve anetare te bahskimit europian iu eshte shperndare nje dokument ne te cilin propozohet hapja e negociatave per anetaresimin e shqiperise ne BE. Vizion Plus ka siguruar draft konkluzionet e keshillit te ministrave te jashtem, takimi i te cileve do te zhvillohet te marten, dhe ku sugjerohet qe konferenca e pare e anetaresimit te zhvillohet brenda 6 muajve te pare te vitit te ardhshem. Dokumenti mban vulen gjermane dhe ne te jane perfshire te gjitha kushtet e Bundestagut per hapjen e negociatave
Para konferences se pare nderqeveritare, e cila duhet te zhvillohet jo me vone se ne gjysmen e pare te vitit 2020, ne varesi te progresit te bere, shqiperia duhet te siguroje funksionimin e gjykates kushtetuese dhe gjykates se larte si dhe te beje progress te metejshem ne lidhje me reformen zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Kushtet e vendosura nga Bundestagu reflektohen edhe ne lidhje me celjen e kapitujeve te pare te negociatave.
Para se te happen kapitujt e pare, shqiperia duhet te adresoje ceshtjet e meposhtme;
- fillimin e hetimeve per gjyqtaret dhe prokuroret e dyshuar per sjellje kriminale si rezultat I gjetjeve nga procesi I vetingut;
- fillimin e hetimeve per ceshtjet e manipulimeve zgjedhore,
- sigurimin e funksionimit te spakut,
- forcimin e metejshem te historikut te hetimeve, procedimeve dhe denimeve ne luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar, perfshire edhe nivelet e larta;
- miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor ne perputhje me rekomandimet e osbe odihr si dhe zbatimin e cdo vendimi te gjykates kushtetuese ne lidhje me zgjedhjet lokale te 30 qershorit.
Draft konkluzionet keshillit te ministrave kane ndryshuar disa here, dokumenti i 27 shtatorit propozonte hapjen e negociatave pa kushte dhe zhvillimin e konferences se pare nderqeveristare brenda ketij viti, dokumenti i 11 tetorit vendos kushtet per shqiperine dhe shtyn konferencen e anetaresimit edhe per Shqiperine edhe per Maqedonine e Veriut ne vitin 2020.
Ashtu si dokumenti ka vulen gjermane, i gjithe fati i negociatave ne fakt do te varet nga Gjermania, pasi kancelarja angela Merkel po perpiqet te binde Francen ne lidhje me procesin e zgjerimit, por presidenti Emmanuel Macron ende nuk e ka thene fjalen e fundit