Serbia helm ndaj Kosovës, Rama mjaltë Vuçiçit

Diel, 13 October 2019 17:32

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota në Kosovë, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Lajmin e konfirmon Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

Serbia e Vuçiç ka filluar t’i sofistikojë sulmet e  saj ndaj Kosovës. Kjo ngjarje që ka ndodhur sot është ngjarje e rëndë. Shumë shpejt do të zbulohet elementi kimik që e ka shkaktuar këtë gjë.
Po ajo mbetet një akt i shëmtuar sulmi. Serbia e Milloshevicit kishte masakrat, gjenocidin, Serbia e Vucic ka helm. Nuk janë gjetur të gjithë të zhdukurit, është po ajo Serbi e cila jo vetëm nuk ka kërkuar falje, por me këtë akt të sotëm tregoi se nuk ka ndryshuar aspak.
Ndërkohë nga ana tjetër e kufirit Edi Rama i thotë mik, Vuçiç, madje, pa ia kërkuar njeri fut duart në çështjen e kufirit të Kosovës. Këto ngjarje do të shërbejnë që shumë shpejt bashkë me fakte të tjera për të zbuluar jo lojën e Serbisë se ajo dihet, por përfshirjen e shërbëtorëve të saj në Kosovë dhe Tiranë në interesat serbe.

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 17:35
Login to post comments