Berisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama po dëmton më shumë interesat e kombit shqiptar

Diel, 13 October 2019 17:41

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, si politikanin më të keq shqiptar, duke e krahasuar atë me Enver Hoxhën.

Sipas Berishës pas Enver Hoxhës, Edi Rama është politikani që ka dëmtuar më shumë kombin shqiptar.

Berisha thekson se Edi Rama pasi i bllokoi negociatat Shqipërisë dhe vizat Kosovës, tani po bllokon dhe negociatat për Maqedoninë e Veriut.

Ja postimi i Berishës:

Pas bllokimit te negociatave te Shqiperise dhe vizave per Kosoven, Edvin Mafia duket se po bllokon me sukses edhe negociatat per Maqedonine e Veriut.

Miq, pas Enver Hoxhes asnje shqiptar tjeter nuk ka demtuar interesat jetike kombetare te shqiptareve ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Le te marrim ketu aspektin apo interesin kombetar te integrimit te Kombit tone ne BE

1-shkaku i bllokimit te hapjes se negociatave te Shqiperise me BE eshte Edvin Mafia dhe vetem ai per mos plotesimin e kushteve per hapjen e negociatave me BE, te cilat ne vitin 2016 ishin gjithsej 5, ne vitin 2017 u bene 7 dhe ne vitin 2019 u shtuan ne 9 de facto 10 nga Bundestagu dhe gjate kesaj jave mund te shtohen te tjera ne vendet tjera te BE.

2-Per shkak te narkoshtetit te vetem ne Europe qe ka ndertuar Edvin Mafia ne Shqiperi dhe shnderrimit te vendit ne qender operacionale te organizatave kriminale te Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut, Azise dhe Lindjes se Mesme, qeveria Franceze ka deklaruar publikisht se per shkak te krimit te organizuar te Shqiperise nuk pranon te heqi vizat per qytetaret e Kosoves.

Po rikujtoj ketu se Shqiperia eshte vendi vetem ne dhjetra e dhjetra vende qe nuk kane viza per qendrim te perkoheshem ne zonen e Shengenit per te cilin Hollanda dhe Zvicra kane kerkuar vendosjen e vizave per qytetaret e saj.

3- Per shkak te deles se zeze te Ballkanit dhe Europes, Shqiperise, kete vit po pengohet edhe Maqedonia e Veriut duke i dhene keshtu nje goditje te pamerituar aspiratave europiane te shqiptareve dhe maqedonasve te vendit fqinj. sb

Login to post comments