Ndalim banditesk i Klevis Balliu

Diel, 13 October 2019 20:53

Ndalimi mbrëmjen e sotme i Klevis Balliut nga uniformat blu me urdhra politikë pas protestës së opozitës me banorët e Unazës së Re është një veprim jo vetëm tejet i ulët për mënyrën se si u krye në pabesi të plotë dhe në mënyrë hileqare, por mund të konsiderohet pa frikë si një ndalim banditesk. Është ky një ndalim i zbatuar pa urdhrave nga lart që përshin Ramën dhe Sandër Lleshajn pasi Klevis Balliu iu kishte prish qetësinë e tyre duke qenë në krah të banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre, në mbrojtje të djersës së ballit me të cilat kanë mundur të ngrenë strehën ku rrinë sot. Klevis Balliu siç thonë banorët është kthyer një avokat im fuqishëm i tyre, një simbol i mbrojtjes së kauzës së tyre, është politikani që asnjë ditë të vetme nuk i ka lënë vetëm në protestën e tyre demokratike dhe ligjore. Sikurse herën e parë që Klevis Balliun e shoqëruan me dhunë uniformat blu duke qenë të numërta në numër, edhe kësaj herë në mënyrë hileqare duke mos zbatuar asnjë rregull policor Z.Balliu në mënyrë banditeske të punësuarit e bandës në pushtet bazuar në urdhërat e kreut të organizatës kriminale Rilindje Edi Ramës dhe porosisë së veçante të Sandër Lleshajt sapo konstatuan që lideri i opozitës Lulzim Basha dhe banorët protestues të Unazës së Re po largoheshin dhe mbetën pa persona, e shoqëruan për në furgonin e policisë për ta çuar më pas në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Ky veprim i ulët banditesk nuk është se do të falet, nuk do të falen as urdhëruesit dhe as zbatuesit. Drejtësia shpejt do të veprojë mbi ta.

Login to post comments