Në përkufizimin më të pranueshëm të mundshëm ‘Diplomacia’ është arti ose praktika e realizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare nëpërmjet negociatave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe që përfaqësohet nga njerëz të denjë për një mision të tillë.
Por ccfarë ndodh herë pas herë në praktikë. Ka dhe të ashtuquajtur diplomatë si ky që na ka sjellë OSBE në Tiranë.
Bernd Borchardt, tashmë e ka vërtetuar veten katërcipërisht në sytë e qytetarëve shqiptarëve si një shërbëtor i Ramës dhe mazhorancës. Jo vetëm njëanshmëria, jo vetëm deklaratat skandaloze, por edhe sjella e turpshme si ajo e mbrëmshmja teksa ofendonte rëndë protestuesit e Unazës së re, kur i nxirrte gishtin e mesit, e bëjnë këtë njeri që të mos ketë lidhje fare me organizatën që ai drejton këtu.
Si mund të ketë lidhje me diploamcinë një njeri si Bernd Borchardt, i cili e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë? Si mund të jetë i tillë një njeri që do të mbahet mend si një pupac qesharak në duart e rilindjes?
Ai nuk ka bëri asgjë deri më tani, veçse është bërë një ‘rilindas’, nga ata më të këqijtë. Prandaj ai e rreshtoi veten në radhën e ‘diplomatëve’ që meritojnë përbuzjen. 55news.al