Banorët e Unazës së Re kanë vendosur t'i lenë kohë qeverisë deri më 18 tetor të lirojë protestuesit dhe në rast se kjo nuk ndodh, ata kanë paralajmëruar se më 19 tetor "do të flasin ndryshe".
Sipas vendimit që kanë marrë sot, tre banore të Unazës së Re pritet të njoftojnë në Komisariatin nr. 6 se do të zhvillojnë në mbrëmje në orën 18:00 një protestë të fundit, për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre nga qeveria pa u kompensuar dhe t'i lenë afat qeverisë, 4 ditë, për të liruar të arrestuarit.
Por në datën 19 tetor do ta përshkallëzojnë protestën nëse arrestimet vazhdojnë. Sipas gazetarit Ermal Rizaj të SYRI TV, banorët në mbledhjen që zhvilluan