Jo pak përfaqësues të trupit diplomatik ka ndotur rilindja këto 6 vite, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Por ambasadori Borschardt t duhet të kuptojë se ka kaluar të gjitha caqet dhe nuk e meriton atë titull. Në shekullin XXI, ku qytetarët shqiptarë po trajtohen më keq se në diktaturë, dhe po modernizohen e dëbim internimeve, një përfaqësues i perëndimit guxon të bëjë aktin më ët turpshëm, të fyejë protestues të një shteti ku ai qëndron vetëm e vetëm se ata në mënyrë paqësore janë ngritur kundër narko-regjimit të Edi Ramës. Borschardt, me këtë akt tregon nivelin e tij.
Por që të kuptohemi qartë, në radhë të parë, gishtin ia ka ngritur institucionit që përfaqëson, vetes së tij, pastaj shqiptarëve. Kjo ndjesë është hipokrizi dhe frikë. Borschardt i vërtetë ishte ai që ngriti gishtin. Atij niveli i përket realisht dhe duke qenë se diplomacia është elegante dhe jo ordinare si Borschardt, ky duhet të largohet menjëherë./55news.al