Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri. Zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, deklaroi në një konferencë për media, para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, se operacionet ushtarake të Turqisë po i hapin rrugë ringritjes së ISIS.
“Kishim një vendosmëri unanim, secili vend kontribuoi në mënyrë aktive dhe kishte konsensus nga 28 vendet anëtare për masa kufizuese. ISIS nuk është mundur plotësisht. Gjithmonë kemi paralajmëruar veten tone dhe koalicionin global për rrezikun nga ISIS. Ky operacion ushtarak po i hap rrugë ISIS për të ringritur territore. Ka një shqetësim serioz për Evropën. Ne kemi dy konkluzione të rënda kundër Turqisë”, tha Mogherini.
Gjatë fjalës së saj, Mogherini zbuloi se dy pikat kryesore që do të diskutohen në takimin e ministrave të Jashtëm të BE, janë Siria dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe.
“Siria dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe, janë dy pikat e axhendën. Kemi një konsensus, një pozicion të përbashkët, së pari për zhvillimet ne Siri. Ka një ndërhyrje nga ana e BE për operacionet e Turqisë, ka mbështetje të fortë për procesin e ndërmjetësuar nga OKB. Kemi marrë informacion nga OKB për sfidat dhe proceset, që po zhvillohen. Ka një mbështetje të fortë nga BE për të gjetur një marrëveshje për çështjet e OKB.
Ka qëndrime të qarta në mbështetjen tonë. Ka një kërcënim për BE dhe gjithë rajonin, ndaj dhe duam që kjo çështje të zgjidhet. Ka një dënim nga BE për operacionet ushtarake të Turqisë në Siri. Kemi një angazhim sa i përket krizës humanitare dhe të refugjatëve për njerëzit në nevojë. Ne i kemi miratuar konkluzionet për naftën në Mesdhe, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë”, theksoi ajo.