Arrestimet te Unaza e Re/ Paloka: BE kërkon ministra e zyrtarë të korruptuar, Rama i përgjigjet me …

Hënë, 14 October 2019 16:55

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me arrestimet e qytetarëve që protestojnë te Unaza e Re. Paloka shkruan në rrjet se ndërsa BE kërkon që për hapjen e negociatave të arrestohen ministrat dhe zyrtarët e korruptuar, me urdhër të Ramës arrestohen qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Paloka shkruan se po arrestohen ata që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre, ndërkohë që Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe një tufë ministrash të kapur në akte korrupsioni, krime elektorale dhe lidhje kriminale as nuk hetohen.

Reagimi nga Edi Paloka

Ne 9 kushtet qe BE i vendos Rames per hapjen e negociatave, nder te tjera i kerkohet arrestimi i ministrave dhe zyrtareve te korruptuar si dhe hetimi e vendosja para drejtesise i atyre qe kane kryer krime elektorale.

Policia e Lleshit, sipas urdherave te Rames, arreston qytetare dhe perfaqsues te opozites…

Disa banore te Astirit dhe deputeti Klevis Balliu mbahen te mbyllur ne qeli. Klevis eshte arrestuar per here te dyte vetem sepse qendron ne krah te banoreve qe protestojne ne mbrojtje te nje prej te drejtave themelore te njeriut . Mbrojne strehen e femijeve te tyre qe Rama me nje afere korruptive, tanime te diskretituar, kerkon t’ju a rrenoje.

Nderkohe:

Sajmir Tahiri nuk e provoi qeline as edhe per nje ore.

Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe nje tufe ministra e zyrtare te kapur ne flagrance ne akte korrupsioni, krime elektorale dhe lidhje te tjera kriminale, as nuk po hetohen per krimet e tyre.
Kjo eshte “drejtesia” e Edvinit.

Kjo eshte pergjigja qe Edvini i jep BE !

Login to post comments