Ndërkohë që protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e kaluar është shqoëruar me tensioned he arrestime, sot ende pa nisur tubimi është vënë re nja prezencë e lartë e forcave të Policisë.
Siç shikohet në videon e mëposhtme, dhjetra automjete policie dhe efektivë ndodhen në vendin ku zhvillohet protesta e përnatshme e banorëve të Astirit të cilët prej thuajse një viti këerkojnë anulimin e projektit të Unazës së Re duke e konsideruar si korruptiv. Nga ana tjetër ata kërkojnë dëmshpërblime në vlerën reale të tregut, për të cilën qeveria nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje.
Banorët e Astirit përmes një shkrese zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës, kanë kërkuar leje që të vijojnë protestën e tyre, që tashmë vazhdon prej më shumë se 300 ditësh.
Me ndërhyrjet e reja në Kodin Penal çdokush që bllokon rrugët për të protestuar do të dënohet me 1 deri në 3 vite burg, dhe kjo ka pasuar me arrestimin e 21 banorëve të Astirit.
Megjithatë banorët janë të vendosur për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në të kundërtën paralajmërojnë se në datën 19 qendresa e tyre do të përshkallëzohet.