VIDEO/ Berisha: Dënoj banditizmin e Ramës që po terrorizon banorët e "Unazës"

Hënë, 14 October 2019 19:33

Forca të shumta policie kanë rrethuar  zonën e ‘Astirit’ në ‘Unazën e Re’. Policët janë bërë gardh duke mos lejuar banorët që të dalin në rrugë dhe të protestojnë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike një gardh me policë janë rreshtuar përballë protestueve, duke mos i lejuar ata të protestojnë në rrugë.

Për këtë reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

"Qindra forca narkopolicore rrethojne dhe ushtrojne terror ndaj protestuesve te pamposhtur te Unazes se Re!
Denoj me ashpersine me te madhe banditizmin e narkoshtetit te Edvin Mafise ndaj heronjve qe mbrojne shtepite e tyre! sb" shkruan ish kryeministri teksa poston videon e mëposhtme.

Login to post comments