Vazhdojë reagimet kundër veprimit skandaloz të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i cili u ngriti gishtin e mesit protestuesve mbrëmjen e djeshme tek Policia e Tiranës.
Pas reagimeve të qytetarëve dhe politikanëve vendas, kanë ardhur edhe reagime nga jashtë.
Politikania gjermane Doris Pack me një koment të saj në faqen e ish-deputetes Albana Vokshi shkruan se ky është një veprim i padenjë për një ambasador.
‘E padenjë për një ambasador.
Kush do t’ia thotë atij këtë gjë?!
Dhe kush do e bëjë që të ketë pasoja!?’, shkruan Doris Pack.