Sherri në grupin e deputetëve të emëruar nga Rama/ Ja ç’ndodhi sot

Tuesday, 15 October 2019 11:53

Sherri mes deputetëve të emëruar nga Edi Rama në Kuvend vazhdon edhe sot.

Pas shkarkimit të Rudina Hajdarit nga detyra e shefes së grupit, sot kreu i ri Korab Lita, i zgjedhur ka shpjeguar përmes një konference për shtyp atë që ka ndodhur, pas shkarkimit të Rudina Hajdarit nga ky post.

Lita tha se Hajdai shpërdoroi besimin e grupit.

“Është diskutuar për funksionimin e grupit parlamentar ku pasi janë bërë prezentë nga të gjithë anëtarët e grupit të gjitha problematikat e hapura deri tani, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera mjaft të rëndësishme që ka në mbështetje të grupit. Pas bërjes prezent të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri në atë ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj në mënyrë verbale përballë grupit. Pas këtij momenti grupi kaloi në procesin zgjedhor të zgjedhjes së kryetarit të tij. Për këtë arsye u propozuan tre kandidatura z.Alban Zeneli, z.Halit Valteri dhe Korab Lita. Z.Alban Zeneli u tërhoq nga gara dhe në garë ngelën dy kandidatura. Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Valteri kërkoi kohë për të takuar kolegët me qëllim lobimin për vota nga kolegët për këtë detyrë. Me unanimitet grupi vendosi që t’i jepet kohë zoti Valteri deri ditën e nesërme datë 11 tetor 2019. Në këtë mbledhje pasi kishte bërë lobim dhe nuk gjeti mbështetje nga kolegët për këtë detyrë, zoti Valteri deklaroi se tërhiqet dhe më mbështet mua në këtë garë. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u përpilua procesverbali i mbledhjes dhe u vendos nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, në mënyrë unanime. Pas këtij momenti në respekt të rregullores së Kuvendit, neni 16, pika 2 është bërë procedura për të njoftuar kryetarin e Kuvendit për ndryshimet e bëra. Kjo procedurë është firmosur nga 7 anëtarët e grupit, përfshirë edhe zotin Valteri, procedurë e cila u dërgua në protokollin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kjo është e gjitha ajo çka ka ndodhur, në respekt të informimit të opinionit publik”, deklaroi Korab Lita, në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Modifikuar më Tuesday, 15 October 2019 12:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...