Agim Ismaili: Nga burgjet shqiptare janë porositur vrasje

Tuesday, 15 October 2019 12:07

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili raportoi këtë të martë në Komisionin Parlametar të Sigurisë mbi situatën në burgje. Ai tha se nga burgjet shqiptare janë porositur edhe ngjarje të rënda kriminale si vrasje

“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili.

I pyetur nga kryetarja e këtij Komisionit, Ermonela Felaj, Ismaili tha se një nga vështirësitë e tij si drejtues ka qenë zbatimi i rregullit të telefonatave. Sipas ligjit, një i burgosu ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit.

“Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, po kjo nuk zbatohet. Janë marrë masa që kjo të zbatohet sa më shpejt. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin. Do të kufizohet koha dhe telefonatar që ata bëjnë”, tha kreu i burgjeve. Ai është ndalur të flasë edhe për trajtimin e të burgosurve “VIP”, ku ka theksuar se në burgje ekziston ende diskriminimi brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, sipas së cilit po punohet në këtë drejtim për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

“Problemi i parë që kam hasur është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminmit në burgje, për t’i dhënë fund praktikës që një i burgosur’VIP” përdor sistemin apo për të pasur benefite, për t’i dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si gjithë të tjerët”, u shpreh Ismaili, teksa shtoi se janë bërë lëvizje të burgosurve që të vuajnë dënimin në burgje pranë vendbanimeve.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...