Negociatat/ Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari: “Po” për Shqipërinë por më pas presion qeverive për reforma

Tuesday, 15 October 2019 12:25

Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por më pas presion nga BE për qeveritë me qëllim implementimin e reformave.

Në një postim në “Facebook”, Kokalari shkruan se zgjerimi i BE-së ka qenë një nga projektet më të suksesshme dhe se miliona njerëz kanë dalë nga varfëria. Ajo përshkruan situatën me Francën e cila ka nxjerrë pengesa për çeljen e negociatave dhe thotë se Suedia, vendi ku është zgjedhur deputete e Parlamentit Europian duhet të shtyjë ministrat e BE të thonë “po” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

MESAZHI I PLOTË I ARBA KOKALARIT DEPUTETE E PARLAMENTIT EUROPIAN

Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një nga projektet më të suksesshme. Ish-vendet komuniste të Evropës janë kthyer në vende me ekonomi të lirë, demokratike dhe natyrisht pjesë e Evropës. Miliona njerëz kanë dalë nga varfëria.

Këtë javë ministrat e Bashkimit Europian do të takohen të vendosin në qoftë se BE do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash Franca ka nxjerrë pengesa, Suedia duhet të shtyje ministrat e BE të thonë ‘PO’ hapjes se negociatave me të dyja këto vende. Pastaj e domosdoshme është të ushtrohet presion nga qeveritë e këtyre vendeve të implementojnë reformat demokratike.

Asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE pa implementuar demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e ligjit (kriteret e Kopenhangenit). BE duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe duhet të ketë limite të përcaktuar qartë për gjithë vendet e BE. Megjithatë BE duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që të ndihmojnë veten e tyre

Me demokraci të stabilizuara ne Ballkan ne do të kemi një Europë me të sigurt.

Kokalari 1
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...