Vizita zyrtare e Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Principatën e Monakos me ftesë të Princit Albert II është ndjekur më vëmendje të veçantë nga media monegaske. Gazetat dhe portalet kryesore të Principatës kanë raportuar gjerësisht pritjen për Kreun e Shtetit shqiptar, duke u fokusuar te takimi dhe diskutimet e bëra në në Pallatin e Princit Albert II.
“Vizita e Presidenti të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pason atë të Princit Albert II në Shqipëri më 16 tetor 2018. Kjo vizitë në Principatën e Monakos bëri të mundur diskutimet e çështjeve mjedisore të udhëhequr nga Fondacioni Princi Albert II në ‘Tokën e Shqiponjave’, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e një zone detare të mbrojtur dhe temave të ndryshme”, shkruan gazeta më e madhe vendase “La Gazette de Monaco”, teksa thekson se pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Edhe gazeta tjetër “Monaco Matin” ka publikuar një artikull për vizitën e Presidentit Meta në principatën e Monakos dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të kësaj vizite zyrtare.