'Nuk japim dorëheqjen se nuk premtuam hapjen e negociatave'/ Dokumenti që nxjerr gënjeshtar Cakajn

Diel, 20 October 2019 17:28

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj komentoi dje vendimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pasi vendi i tij, ashtu si Shqipëria, dështoi të hapte negociatat me Bashkimin Europian. Sipas Cakajt, situata në Maqedoninë e Veriut nuk është e njëjtë me këtë të Shqipërisë, pasi sipas tij Zaev dhe politanët kanë premtuar hapjen e negociatave në mënyrë të pashmangshme, megjithëse prej disa vitesh, së bashku me disa ambasadorë në vend, festonin pikërisht hapjen e negociatave.

Ndërkohë që Cakaj shtoi se as ai dhe as kryeministri Rama nuk janë zotuar që suksesi i negociatave do të ishte i garantuar.

“Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim. Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit  të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, do të shprehej minsitri i jashtëm gjatë konferencës për shtyp.

Por Cakaj, gjithashtu edhe eprori i tij politik, Edi Rama, e kanë të sanksionuar në programin e Partisë Socialiste këtë pjesë. Madje, aty ata zotohen se, “Përmbushje e të gjitha detyrimeve që mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”.

Çfarë shkruhet konkretisht në faqen zyrtare të PS:

"ANGAZHIMI YNË: Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit të parë të mandatit qeverisës

ZOTIMET TONA:

Përmbushje e të gjitha detyrimeve që mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Zbatim me korrektësi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Jetësim i një marrëdhënieje të re me opozitën e pas 23 Qershorit, duke nxitur kulturën e kompromisit politik dhe prodhuar reforma të prekshme e të qëndrueshme shtetndërtuese.

Ndërtim i një marrëdhënieje të hapur besimi e bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë në këtë proces dhe më posaçërisht me të gjithë institucionet vendimmarrëse të BE-së.

Qasje ndaj rrugëtimit Europian të Shqipërisë si një proces thelbësor dhe i pazëvendësueshëm për zhvillimin, demokratizimin dhe transformimin e shoqërisë dhe vendit.

Mbështetjen dhe konsensusin popullor në procesin e integrimit do ta përkthjmë në veprime konkrete e reforma të qëndrueshme.

Ndryshim rrënjësor i modelit aktual të administrimit të procesit të integrimit.

Mbyllim praktikën e bashkërendimit sipas nevojave politike të ditës së procesit të integrimit.

Në administrimin e procesit të integrimit marrim për bazë modelin e Kroacisë dhe praktikave të vendeve të tjera që kanë kaluar në këtë proces.

Përfshirje e drejtpërdrejtë e Kryeministrit, shoqëruar me vendosjen e shërbimit diplomatik në pararojë, në procesin e integrimit në BE.

Garantim i një kursi reformash radikale që do ta ndërthurin procesin e integrimit europian me tërësinë e politikave për zhvillimin e vendit.

Përmirësim rrënjësor i modelit aktual të bashkërendimit të ndihmës së BE dhe asistencës dypalëshe e ndërkombëtare, duke e kanalizuar atë drejt agjendës për zhvillimin e vendit.

Ndërtim i një mekanizmi në nivel ndërinstitucional për identifikimin e nevojave dhe kapaciteteve për programimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE.

I japim fund pazotësisë aktuale të institucioneve përgjegjëse, duke kryer reformat dhe ngritur strukturat e domosdoshme që mundësojnë aksesin pa vonesa të mëtejshme në pesë fushat e IPA II.

Fuqizim i planifikimit strategjik duke u fokusuar në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si bujqësia, zhvillimi rural, transporti, infrastruktura, energjia, mjedisi dhe turizmi.

Jetësim i një dialogu intensiv dhe të qëndrueshëm me gjithë aktorët kryesorë, partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit në rrugëtimin drejt antarësimit në BE.

Konsolidim dhe institucionalizim i praktikave të përfshirjes së grupeve e aktorëve të ndryshëm në të gjitha hallkat e politikbërjes në kuadër të integrimit Europian".

auto_b61571584472.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...