VIDEO/ Berisha: 'Mashtrimi, pushteti i horrave dhe të pafytyrëve'

Diel, 20 October 2019 19:05

“Nuk kemi premtuar hapje negociatash”. Ky është justifikimi i qeverisë pas dështimit të rradhës në Bruksel dhe pas dorëheqjes, për të njëjtën arsye, të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Ish kryeministri Sali Berisha, nisur nga këto deklarata, publikon një video ku shfaqen kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla duke premtuar, madje duke qenë të bindur, se do të hapin negociatat me BE-në.

 “Mashtrimi, pushteti i horrave dhe të pafytyreve!”, shkruan Berisha “Me këpucë, pa këpucë, me çizme, pa çizme. Ne do ti hapim negociatat, ne do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian”, do të shprehej kryeministri Rama.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, do të shprehej në parlament: “Shpreh bindjen se, Shqipëria brenda vitit 2019 do të hapë negociatat me Bashkimin Europian”.

“Unë nuk e di nëse Rama, unë apo i qeverisë ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, do të shprehej një ditë më parë ministri i jashtëm Gent Cakaj.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...