VIDEO MESAZHI I PD: Rama u refuzua, refuzojeni Ramën

Diel, 20 October 2019 20:00

Partia Demokratike, nëpërmjet një videomesazhi, kërkon largimin një orë e më parë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij duke kërkuar të gjithë shqiptarët të bashkohen për të refuzuar Edi Ramën.

Në video janë mesazhet kryesore që tregojnë se BE refuzoi Edi Ramën, qeverinë dhe politikën e tij të lidhur me krimin.

Sipas PD, Europa nuk refuzoi shqiptarët, por mos hapja e negociatave është refuzim i Europës për Ramën dhe ai duhet të marrë të gjithë përgjegjësitë e këtij dështimi duke u larguar.

Videomesazhi përcjell edhe mesazhin e kreut të opozitës Lulzim Basha, se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos e bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

PD e konsideron Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë vendim për shkak të keqqeverisjes, vjedhjes së zgjedhjeve, mosfunksioninit të drejtësisë dhe mbrojtjes së atyre që kanë vjedhur zgjedhjet.

Për Partinë Demokratike, vendimi për të mos hapur negociatat është dështim personal i Edi Ramës, prandaj ai duhet të largohet.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...