Aktorët e Teatrit Kombëtar përballen sot me Ramën. Në sheshin para Teatrit Kombëtar zhvillohet ceremonia e diplomimit të policëve të rinj.
Featured image of article: Aktorët e Teatrit Kombëtar përballen sot me Edi Ramën, ndahet më dysh sheshi, censurohen mediet21 Tetor, 2019 10:21
Tiranë- Ditën e sotme aktorët të cilët protestojnë që Teatri Kombëtar të mos shembet do të përballen me kryeministrin Edi Rama.
Sot Sheshi përpara Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme është ndarë sot në dysh, në njërën anë qëndrojnë artistët dhe në anën tjetër të rinjtë që kanë përfunduar Akademinë e Policisë.
Pjesë se kësaj ceremonie do të jetë kryeministri Edi Rama, ku gjithçka do të transmetohet live në ERTV. Nga qeveria është dhënë urdhër që asnjë medie të mos jetë prezent aty.
Nga ana tjetër artistët qëndrojnë përpara ambienteve të sheshit kombëtar, dhe shprehen se kjo po ndodh është një provokim i drejtpërdrejtë ndaj tyre.
Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Pak javë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.