Berisha shfaq me zë, mashtrimin e Ramës në 2018: 'Morëm datën e fillimit të negociatave' dhe dekoron ambasadorët

Hënë, 21 October 2019 12:00

Deklarata absurde e Edi Ramës më 27 qershorit 2018, publikisht tha se “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim!” është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha me një video të titulluar Mashtrim. “Mashtrimi, - shkruan Berisha, - arma kryesore e kreut të meduzës dhe narkoshtetit te tij! Kreu i Meduzës festonte një vit më parë për të mashtruar qytetarët!”

Në videon në vijim shfaq skenën qesharake të një ceremonie më 27 qershor 2018, ku Kryeministri Edi Rama pasi foli për “opozitën esadiste shqiptare”, thotë: “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim!”dhe si të mos mjaftohej me kaq, vendosi të dekoronte ambasadorët shqiptarë pikërisht në shtetet që e refuzuan çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Çelja e negociatava është ëprcaktuar pas 12 muajsh! – thotë Rama në vijim. - Në fund i shtoj një falemderim të veçantë katër personae, dy grave dhe dy burrave, medaljen e mirënjohjes së Kryeministrit. Ambasadores në Hollandë Andia Sakiqin, Suela Janinën, ambasadorin Kuko dhe ambasadorin Tola.”

NDIQNI VIDEON

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...