“Ma shumë ka mundësi që Shqipërinë me e goditë një tërmet 10 ballë të rihterit se sa Edi me dhanë dorëheqje”. Kështu shprehet gazetari dhe botuesi nga Kosova, Berat Buzhala. Buzhala sjell në kujtesë verimet e liderëve të vendeve të Rajonit, të cilët kanë dhënë dorëheqjen për shkaqe të ndryshme kohët e fundit. Ai bën një paralelizëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeveria e të cilit edhe pse ka qenë në qendër të shumë skandaleve, nuk e ka ndërmarrë këtë akt.
“Ne momentin qe partia e Ciprasit i pat hupe zgjedhjet per Parlamentin Evropian ish kryeministri i Greqise ka pas dhane doreheqje. I humbi zgjedhjet por jo me rezultat te thelle.
Ne momentin qe Bashkimi Evropian nuk i hapi negociatat me Maqedonine Kryeministri Zaev dha doreheqje duke e çu vendin ne zgjedhje. Nuk dihet a do t’i humbe zgjedhjet.
Ne momentin qe e thirren ne Hage si te dyshimte per krime te luftes Kryeministri Haradinaj dhe doreheqje. I humbi zgjedhjet bindshem.
Qe 6-7 vjet Kryeminister i Shqiperise Edi Rames i ka ra gjithecka me pa me ata sy. Ministra me droge ne kerre, banda te pergjume duke vjedhe vota, tendere qe nje kilometer autostrade ta shesin me 15 milion euro, e tash se fundmi edhe deshtim per hapje te negociatave. Mirepo ma shume ka mundesi qe Shqiperine me e godite nje termet 10 balle te rihterit se sa Edi me dhane doreheqje. Garant Edi thote ‘me kete popull nuk mundesh me bo shtet’ por assesi me kete kryeminister nuk mundesh me bo shtet”, shkruan Buzhala në një postim në Facebook.