Izolimi ndërkombëtar i sektit të Rilindjes fillon me përplasjen e dyerve në fytyrë që Evropa i bëri bandës që e shndërroi Shqipërinë në hambar të Heroinës, kokainës dhe kanabisit. Kryetari i sektit që shkon me poture në Evropë me atlete addidas dhe që shumë-shumë mahnit ndonjë sorosian tjetër në Bruksel ka filluar ta ndjejë, jo vetëm izolimin, por edhe pasojat që ai sjell.
Raporti që ky njeri ka me të shkuarën dhe të tashmen , sigurisht që ia errëson pak edhe të ardhmen. As libri me zhgaravina që i çoi Merkelit në atë takim, ku nuk u fol për asgjë për Shqipërinë dhe investimet gjermane apo ndihmën që duhet të merrte Shqipëria, një ditë më pas, homologia e tij në Serbi del me mbi 400 projekte për vendin e saj pas takimit me Kancelaren.
Por, si shpata e Demokleut sipër kokës, i rri ai procesi i famshëm në Shtetet e Bashkuara, ku është shkelur ligji federal dhe ku dy njerëz janë dënuar për këtë krim. Dhe dishezën e rrëmbyer që ka kapur gruan e Bilalit drejt rrëzimit dhe izolimit nuk i shkruan më as Bilali vetë. Është koshient që ka filluar countdown-i./ REDAKSIONALE