Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar takimin e zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama me gratë e PS. Në një reagim në Facebook, Vasili i kujton Edi Ramës se është i vetmi kryeministër në botë që për të realizuar një foto u prezantua në takimin me Barak Obamën si grua.
“Kryeministrja jone simpatike Edi Rama!? Edi Rama që kur është legalizuar si gruaja e Bilalit është bërë vërtetë një kryeministre shumë terheqëse dhe simpatike. Sot Kryeministrja Rama tha: “55 gra, nëse janë të organizuara, zmbrapsin 55 mijë burra”.
Kryeministrja Rama është një ndër 55 gratë, ndaj mos e kërkoni më në mes të 55 mijë burrave. Ta gëzojmë të parën Kryeministre në historinë e Shqipërisë”,- shkruan Vasili.