Kthimet nga Siria, Berisha: Kosova dhe Shqipëria mund të kishin ndërrmarrë operacion të përbashkët

Tuesday, 22 October 2019 21:32

Për ish-kryeministrin Sali Berisha Kosova dhe Shqipëria mund të kishin ndërmarrë operacione të përbashkëta për kthimin e të gjithë shqiptarëve nga Siria.

I ftuar në emsionin "Tempora" në RTV Ora, Berisha tha se qeveria shqiptare nuk është angazhuar për të riatdhesuar shqiptarët nga Siria.

Berisha: Kur autoritetet e SHBA kanë bërë thirrje urdhëroni merrini, ata kanë mundur të mundësojnë këtë procedurë. Siç kanë shkuar nga Kosova, por nga Shqipëria nuk ka lëvizur këmbën njeri. Kosova dhe Shqipëria mund të ndërmerrnin në këtë rast, po të ishte e interesuar Shqipëria operacion të përbashkët. Ky është një qëndrim çnjerëzor i një shteti gangëster që nuk ka ndjenjën më minimale njerëzore. Çfarëdo të ketë bërë i ati i djalit, ai është fëmijë i pafajshëm. Duhet të qëndrojmë të gjithë pas tij.

Login to post comments