Maqedonia “flet” shqip, Presidenti i drejtohet SHBA me gjuhën tonë: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO

E mërkurë, 23 October 2019 10:53

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

  • foto galeri
Login to post comments