Integrimi/ Parlamenti Evropian voton sot rezolutën e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

E mërkurë, 23 October 2019 12:08

llokimi i negociatave të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë temë diskutimi ditën e sotme në Parlamentin Evropian. Në seancën e sotme plenare, PE pritet të votojë një rezolutë të jashtëzakonshme, me të cilën do të kërkojë sërish hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike.

Në rezolutën, që pritet të votohet këtë të enjte, thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesinga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin

Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë negociatat me BE, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Debati në Parlamentin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të nisë pas orës 15:00.

  • foto galeri
Login to post comments