Filimi i vitit të ri akademik në vend ka nxjerrë në pah edhe paktin e dështuar mes qeverisë dhe studentëve.
Asnjë premtim nuk është mbajtur nga ky pakt, dhe më e keqja është se askush nuk mban përgjegjësi.
Por qeveria nuk mjaftohet me kaq. Së fundmi, Ministria e Arsimit ka bërë shtëngime edhe sa i përket përfitimit të bursës.
Vitin e shkuar përfitonin bursë të gjithë ata studentë që kishin një prind invalid, ndërsa këtë vit është shtuar që të dy prindërit duhet të jenë invalid.
Një qytetare, motra e së cilës është pjesë e universitetit, ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA se ky rregull nuk ka qënë dhe se këto janë mashtrimet e qeverisë Rama. Ajo shton se përveç kësaj u premtua edhe përgjysmim i tarifës por asgjë nuk është bërë.
Krahas denoncimit ajo ka dërguar edhe dokumentin ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se për përfitimin e bursës duhet t’i kesh të dy prindërit invalidë.
"Përshëndetje! Doja të flisja pak për këtë rastin që kanë bërë ndryshim në përfitim e tarifës shkollore! Deri vjet ishte që e përfitonin studentet me një prind invalid, tani u dashkan të dy prindërit! Kjo pra është qerveria mashtruse e Ramës që medemek vitin që shkoi përgjysmoi taksat !!!Anonim si shokët!", shkruan studentja në denoncimin e saj.