Dy dorëheqje kanë pasuar sot njëra – tjetrën, përpos morisë së madhe të dorëheqjeve që ka zënë rilindjen si një virus. Anija po mbytet, tatëpjetën e Rilindjes nuk e ndal kush. Sigurisht, të parët që e ndiejnë janë “minjtë”. Pavarësisht se thuhet për arsye personale apo profesionale, dokumentet janë kokëforta për rastin e Drejtort të Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, nga Stambolli në portin e Durrësit. Një shtet serioz do të merret vërtet me të dhënat që ekzistojnë lidhur me disa çështje të nxehta si në Stamboll, edhe në Tiranë. Dorëheqja tjetër, edhe ajo nuk është e rastësishme. Kryetrja e Gjykatës në fjalë, është akuzuar nga ish-ministri Manjani ku u kërkua hetim i thelle dhe madje edhe shkarkim të gjyqtares së Durrësit, që i ktheu pronën familjes Seçuni, aty ku kompania Omnix e Faadi Mitrit, qe u largua me barrele nga vendi yne, do ngrinte resortin. Vete gjyqtarja atehere reagoi per mediat, duke thene se “Kam folur përmes vendimit”.
Manjani aso kohe deklaroi se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit”
Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.