Ambasadorja e re e Greqisë, Sophia Philippiddou i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Premte, 25 October 2019 15:16

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippiddou, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë, Presidenti Meta e siguroi Ambasadoren Philippiddou për bashkëpunim të ngushtë në objektivin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

“Gjatë takimit, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe të këtyre marrëdhënieve, për të ardhmen tonë të përbashkët europiane dhe të gjithë rajonit.

“Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, – theksoi Presidenti Meta.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj Greqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në funksion të përparimit të perspektivës europiane të vendit tonë, Kreu i Shtetit siguroi se procesi i integrimit europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...