Skandali/ ‘Veliaj 500 mln lekë për konsulencë kur ka shpallur fituesin e shembjes së Teatrit’

Premte, 25 October 2019 17:37

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar aferën e radhës kundër Teatrit Kombëtar, ndërmarrë nga Erion Veliaj, që edhe pse ka vetëm një garues në garë kërkon të shpenzojë 500 milion lekë për konsulencë, ndërkohë që e ka paracaktuar me Ramën se kush do të jetë fituesi.

‘Erjon Veliaj kërcënoi sot përsëri se do shembë Teatrin Kombëtar dhe shpalli konsulencën për vlerësimin, përzgjedhjen, negocimin dhe lidhjen e kontratës me palën private. Një procedurë kjo tërësisht në shkelje të autonomisë vendore.

Po për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë për konsulencë që të bëjë vlerësim, përzgjedhje e negocim, kur ka vetëm një kompani në garë (sic edhe mediat kanë raportuar) që është “Fusha shpk” të cilën Edi Rama e paracaktoi nëpërmjet kritereve të vendosura (kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit) që e plotësonte vetëm kjo kompani. Për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë nga taksat tona kur ka një projekt të paracaktuar nga Rama e që është ai Bjarke Ingels për të cilin PD ka ngritur një padi për bashkëpunim në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës??

Nuk ka asnjë dyshim që si cdo gjë tjetër, është paracaktuar klienti që do të marrë 500 mln lekët e buxhetit pa bërë asnjë konsulencë...

E tërë procedura për këtë projekt kriminal, mafioz për shembjen e teatrit dhe faljan e tokës publike kompanisë Fusha, përtej që është jo transparente, është antikushtetuese, antiligjore dhe në shkelje të plotë të MSA. Sic edhe kishim paralajmëruar, ligji special Rama-Fusha, dhe e tërë procedura ekstraligjore përjashtoi de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë.

Jo vetëm kompania Fusha shpk, që ka përfituar edhe 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia, por me ardhjen në pushtet të PD, Edi Rama dhe Erjon Veliaj do përballen me drejtësinë dhe me ligjin për procedurën kriminale, korruptive dhe mafioze të shkatërrimit të një pjese të cmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare e europiane për përfitime personale mbi 200 mln Euro.’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...