Mediu me deputetë të Bundestagut: I falenderova për mbështetjen

Saturday, 26 October 2019 11:06

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë gjatë vizitës në Berlin në mëngjesin e grupit të deputetëve që organizon ‘Berlin Cathering’, ku gjatë takimit në Bundenstag me anëtarin e Komisionit të Jashtëm Ulrich Lechte të FDP, Nënkryetarin e Grupit të FDP Stephan Thomae si dhe anëtarin e Komisionit të mbrojtjes Deputetin Ingo Gadechens I CDU, i falenderoi për mbështetjen reale që po i japin Shqipërisë për një qeverisje të drejtë, të pakorruptuar dhe një shtet kushtetues me standarte Europiane.

‘Ne vazhdim te vizites ne Berlin mora pjese ne mengjesin e Grupit te deputeteve qe oraganizon “Berlin Gathering” Friedrich Ostendorff The Greens, Avert Ëeiler CDU/CSU, Alexander Krauß, CDU/CSU, Volker Münz FDP, Frank Heinrich CDU/CSU, Johannes Selle CDU/CSU, Herman Grohe CDU/CSU, Volkmar KLEIN CDU/CSU

Ne Bundenstag u takova me anetarin e Komisionit te Jashtem Ulrich Lechte te FDP, Nenkryetarin e Grupit te FDP Stephan Thomae si dhe anetarin e Komisjonit te mbrojtjes Deputetin Ingo Gadechens I CDU

I falenderova per mbeshtetjen reale qe i japin Shqiperise per nje qeverisje te drejte, te pakorruptuar dhe nje shtet kushtetues me standarte Europiane.

Deputetet vleresuan se mbeshtetja e Gjermanise per Ballkanin dhe Shqiperine per rrugen Europiane do te jete permanente dhe e bazuar ne rezultate konkrete te luftes kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe plotesimit te detyrimeve mbi te cilat bazohet integrimi Europian’

Login to post comments