Lufta që po zhvillohet në Siri vijon të tërheqë vëmendje botërore. Mediet britanike tregojnë terrorin që po ndodh në kampin “Al Hawlit”, ku ndodhet dhe vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha.
Gjiganti britanik “The Sun” shkruan se me tërheqjen e kurdëve dhe marrjen e këtij kampi nën kontroll nga ISIS po masakrohen foshnje dhe rojet po digjen me benzinë.
Sipas kësaj medieje, brenda këtij kampi sirian po ndodh një terror, teksa po zbatohen ligjet radikale të grupit terrorist mbi popullatën.
Kujtojmë që më shumë se 10 mijë banorë të këtij kampi janë të huaj, përfshirë dhe 30 fëmijë e gra shqiptare.