'Ne vetëm këtë ujë kemi', banorët në Zall Gjoçaj përplasen me Policinë dhe ngujohen kundër ndërtimit të HEC-eve

Saturday, 26 October 2019 17:36

Vijojnë përplasjet mes banorëve dhe policisë në Zall Gjoçaj, në Mat.

Banorët nuk lejohen të futen në zonën ku firma ka nisur të hapë rrugën për ndërtimin e HEC-et, raporton Syri.net.

Ata kanë mundur të çajnë kordonin policor, ndërsa rezistenca e tyre ka vazhduar për rreth 4 orë.

Më pas, ata vendosën të ngujohen në çadra në mënyrë që ti pamundësojnë firmës vazhdimin e punimeve.

Banorët shprehen se, i kanë dërguar letra ministrisë së Energjisë ku kërkojnë që të mos iu merret uji nga kompania private që ka marrë lejen për të ndërtuar HEC-et.

“Uji është jeta, ne vetëm këtë ujë kemi, asnjë pasuri tjetër në këtë zonë. Policia e Shtetit, me kë jeni ju? Me privatin?! Ne do ngremë çadrat këtu, nuk largohemi”, janë shprehur ata. /SYRI.net

Pamje nga përplasja banorë-Polici:

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...