Meta-Pendarovski: BE-ja e vetmja alternativë

Saturday, 26 October 2019 18:14

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski shprehën sot keqardhjen për mungesën e një vendimi nga ana e udhëheqësve të Bashkimit Europian, javën e shkuar, në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me të dy vendet ballkanike.

Presidenti Meta tha se asnjë nuk është i lumtur, porse të dy vendet ndajnë një qëndrim të përbashkët se e vetmja rrugë dhe e vetmja alternativë e pakonkurueshme nga çdo ide tjetër, për to, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian. Çdo ide tjetër – theksoi zoti Meta - do të ishte e papranueshme për një rajon që është aq jetik për të ardhmen e vetë kontinentit dhe aq më tepër që sot është i rrethuar, edhe gjeografikisht nga vetë Bashkimi Europian, u shpreh kreu I shtetit shqiptar.

Nga ana e tij presidenti Pendarovski theksoi se të dy vendet u përpoqën që të bindin vendet e BE-së se nuk bëhej fjalë për anëtarësim të plotë por vetëm për fillimin e një procesi që do të vazhdojë me vite të tëra. Ai tha se mungesa e një vendimi ishte një ndëshkim i pamerituar për gjithë rajonin, i cili, shtoi ai nuk duhet harruar. Nëse nuk ka një Ballkan të qëndrueshëm, as kontinenti europian nuk mund të jetë i qëndrueshëm, theksoi presidenti maqedonas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...