Ceka: Ministri ynë i Jashtëm, maksimumi mund të ishte portier i ndonjë hoteli

Diel, 27 October 2019 08:43

Politikani Neritan Ceka i ka konsideruar mbrëmë karikatura të shtetit, si Kryeministrin, ashtu edhe Ministrin e Jashtëm Gent Cakaj të zgjedhur prej tij. Për Ramën, Ceka tha se "është pjesë e një folklori në Europë, që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla", kurse për Cakajn, "mund të mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë". Sa për parlamentin, kjo ishte temë më vete.

Intervista në vijim: 

Gazetarja: Shikoni ndonjë lloj ngërçi për mënyrën se si zhvillohen bisedimet me Komisionin Europian mes Shqipërisë dhe vendet e tjera? Mos ndoshta duhet të fokusohemi tek marrëdhëniet dypalëshe, sidomos vendet skeptike sepse Komisioni Europian është një institucion burokratik në një farë mënyre.

Neritan Ceka: Normalisht duhet të marrim Komisionin Europian që është përgjegjës për një masë gati 200 milionë njerëz. Nga ana tjetër kemi një super fuqi dhe një Shqipëri që është e barabartë me një fshat kinez. Pra kemi regjistruar 4 mln banorë, 2 mln kanë ikur, janë 1 mln për të ikur dhe kjo është Shqipëria që ulet në tryezën e Ministrave të këtyre vendeve, që vetëm një fshat i tyre prodhon sa gjithë Shqipëria.

Kemi Ministri të Jashtme inefikase, natyrisht nëse duam të punojmë. Po e lëmë jashtë kryeministrin, i cili është pjesë e një folklori në Europë, që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla. Kjo është Shqipëria që prezantohet, etnografike. Akoma mendojnë që shqiptarët kanë mijëra intelektualë, përfaqësohen nga mediokriteti maksimal.

Ke një Ministër të Jashtëm që bën performancën e një mësuesi fshati. Një njeri i tillë që mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë na shkon si Ministër i Jashtëm. Këto janë karikaturat e shtetit shqiptar. Mos të flasim pastaj për Parlamentin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...