Kritika e Metës: “Harrojini” Francën e Holandën, lexoni raportin e “Doing Business”

Diel, 27 October 2019 11:52

“Të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë”. Kështu deklaron presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot për “News 24”.

Sipas tij para se qeveria të ndërmarrë një fushatë demonizuese ndaj Francës, Holandës apo vendeve të tjera skeptike të BE-së që nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duhet të ndalet tek ky raport i “Doing Business”.

Raporti i fundit të “Doing Business” e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, në krahasim me një vit më parë.

 

“Por të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë
Maqedonia e Veriut është e 17-ta në botë, Shqipëria është e 82-ta dhe Kosova e 57-ta. Pse një vend si Maqedonia e Veriut, që nuk ka akses në det, nuk ka akses në porte, që ka pasur dhe probleme që së fundmi i ka zgjidhur me Greqinë apo me fqinjët e tjerë, apo Kosova gjithashtu që është në një pozitë jo shumë të favorshme, të kenë një renditje shumë herë më të mirë sesa Shqipëria?

Përse Shqipëria që ka disa avantazhe të jashtëzakonshme, nuk ka probleme me fqinjët, ka një akses të jashtëzakonshëm në det, ka portet, ka çdo gjë tjetër, të jetë një këtë situatë kaq të rëndë? Sepse në fund fare kjo i thotë të gjitha, çdo gjë tjetër që mund të themi ne apo mund të thotë dikush tjetër, mund të konsiderohet edhe si një qëndrim politik, dashamirës apo dashakeqës. Por, fakti është që pozita e Shqipërisë është përkeqësuar në raport me një vit më parë me 19 vende dhe kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...