Kryemadhi në Samitin e Paqes: Qeverisja e sotme ka sjellë varfëri ekstreme në familjet shqiptare

Diel, 27 October 2019 17:35

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore, ku deklaroi se kombi shqiptar mbështetet tek familja e fortë dhe te vlerat e e pamohueshme atdhetare.

Kryemadhi theksoi se qeverisja e sotme, fatkeqësisht, me politikat e saj, ka bërë që familjet shqiptare të jetojnë në një varfëri thuajse ekstreme. Ajo shtoi se rinia po ikën dhe është për të ardhur keq që shtylla kryesore e kombit largohet nga vendi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Njerëzit kanë nevojë për paqe dhe familje. Kjo sepse dashuria e respekti nis në familje. Ne kemi në dispozicionin tonë familjen, duke ia dhënë respektin që meriton. Duhen dashur familjet e thjeshta, nëse duam që gjithë njerëzimi të jetë një familje. Ky është një aktivitet për një përkushtim ndaj familjes së bashkuar, për besim e kulturë për fëmijët shqiptarë, për të pasur një komb të fortë. Tradita e fortë shqiptare me një familje të fuqishme ka bërë që kombi ynë të jetë më i fuqishëm. Familja shqiptare është një vlerë e jashtëzakonshme.

Një familje e fortë prodhon një shoqëri të fortë. Edhe pse sot pensionistët nuk mund të jetojnë dot me aq sa marrin, edhe pse shqiptarët përballen me probleme të shumta, ata sërish rrinë bashkë si shkak i familjes tepër të fuqishme. Sot në kohën e globalizmit, kemi burra e gra shqiptarë të martuar me të huaj. Ajo që më bën përshtypje është se gjuha, zakonet dhe traditat trashëgohen. Sot familja shqiptare po trazohet. Sot kemi të rinj shqiptarë që kanë ikur jashtë. Kemi mijëra shqiptarë të braktisur në Itali, në Francë etj. Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë ne. Sot edhe familjet që jetojnë me biznese të tyre të vogla, sa vijnë e shkatërrohen, sepse qeveria mbështet vetëm të pasurit. Familjet shqiptare janë në kufijtë e mbijetesës, për shkak të qeverisë.

Modifikuar më Diel, 27 October 2019 17:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...