Berisha publikon videon: Rama kundër Ramës për Sarajet e Surrelit

Diel, 27 October 2019 19:13

Ish kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë çështjes së shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, ish kryeministri Berisha vendos përballë deklaratat e Ramës kundër deklaratave të Ramës.

Kreu i qeverisë një herë deklaron se, shtëpia në Surrel është bërë falë parave të përfituara në emigracion, ndërsa një herë thotë se, ajo është ndërtuar falë bashkëshortes së tij më të fundit, Linda Rama.

Login to post comments