Pas denoncimit në parlament ku tha se Rama e ka kërcënuar, Kujtim Gjuzi ka publikuar në Report Tv edhe mesazhet që kryeministri i çon natën.
E fundit që të shoh të veshur si pederast në parlament. Herën tjetër do të nxjerr zvarrë,
Mos tall ndenjësen me ty dhe mos ço mesazhe të tilla se është turp për një goxha burrë me mustaqe si puna jote të bëjë palaçon kur shkruan-‘, i shkruan Rama, Gjuzit
Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi tha për Report Tv se ka bërë edhe një kallëzim penal për rastin në fjalë ndaj Ramës.
Sipas Gjuzit nëse mesazhet nuk janë ashtu sikundër ai i ka publikuar atëherë do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit.