Botaniku/ Studentë e pedagogë marshim protestë. Hafizi: Grabitje e pastër, Hoda: Ne shkurre bëjmë, jo raketa kozmike

Tuesday, 29 October 2019 11:52

Pedagogë e studentë por edhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë, një vendim i qeverisë. Në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, ata kanë nisur prej orës 11:00 një marshim protestë nga universiteti i shkencave të natyrës.

Pedagogia Mimoza Hafizi kundër vendimit të qeverisë, teksa marshonte me studentët dhe kolegë të saj tha se kjo është një grabitje e pastër.

“Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”, deklaroi Hafizi.

Ndërkohë Profesor Doktor Petrit Hoda, drejtues i Kopshtit Botanik tha se bëhet fjalë për një kontribut 50-vjeçar të qindra e mijëra botanistëve, zoologëve, studentëve etj. Ai hodhi poshtë deklaratat e bëra nga kryetari i Bashkisë Tiranë për gjendjen e mjerueshme të kopshtit botanik.

“Kjo pronë i është dhënë pa argumente bashkisë. Ne kemi argumente tonat që kanë të bëjnë me kontributin 50-vjeçar të klasës botanike, zoologë, studentë jo vetëm nga universiteti ynë.
Ne shkurre bëjmë, nuk bëjmë raketa kozmike. Është ndërhyrë në kopsht por kopshti nuk është kompensuar me asnjë qindarkë. Ndërhyrja do prishë shumë ekuilibra në kopshtin botanik. Gjendja e kopshtit është shumë e mirë dhe të gjitha insinuatat që bëhen nuk janë korrekte, nuk janë dashamirëse”, tha profesor Hoda.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...