Gazetari “shpërthen” ndaj Ramës: Mini-shengeni ballkanik është “Jugosllavia e re”

Tuesday, 29 October 2019 15:06

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja e cilëson mini-shengenin ballkanik një Jugosllavi të re. Kalaja thekson se në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet ndër të tjera, “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.

“Ndërkohë që Kryeministri Rama nuk ka bërë për asnjë moment, asnjë përpjekje për këtë gjë. Ai po mundohet të bashkojë shqiptarët në Serbinë, por nuk është konsultuar me askënd dhe kësisoj është i paautorizuar për këto lëvizje nga qytetarët shqiptarë.

I ashtuquajturi “mini-shengen ballkanik” nuk është gjë tjetër veçse një “Jugosllavi e Re”. Prandaj dhe ka pasur reagim nga intelektualët shqiptarë për të konfirmuar se drejtimi ynë është nga perëndimi dhe jo nga lindja.

Asnjë kryeministër nuk ka të drejtë të manipulojë drejtimin dhe aspiratën e një populli”, thekson Kalaja.

Login to post comments