Del para Senatit kandidatja për ambasadore e SHBA në Tiranë

Tuesday, 29 October 2019 20:26

Yuri Kim, kandidate e nominuar për të qenë ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, ka dalë sot para senatit amerikan, ku pritet të marrë edhe pëlqimin për të drejtuar selinë më të rëndësishme diplomatike në  Tiranë.

Në fjalën e saj para Senatit, Kim mësohet se është shprehur se duhet ta inkurajojmë Shqipërinë në reformat e ndërmarra. Po kështu mësohet se znj. Kim është shprehur se ‘duhet ta ndihmojmë Shqipërinë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe ne rrugen e saj drejt BE-s’.

Youri Kim shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ngritjen e SPAK dhe të BKH në vendin tonë.

 

“Në terma të menjëhershëm, do të ushtroj presion tek liderët e Shqipërisë që të kalojnë krizën politike aktuale”, tha ajo.

Gjithashtu Kim u shpreh se do ta ndihmojë Shqipërinë që të ketë paraqitje sa më të mirë në Presidencën që do të ketë në OSBE.

Kandidatja për ambasadore përmendi edhe reformën në drejtësi.

“SHBA-të do të inkurajojnë Shqipërinë që të implementojë në mënyrë të plotë reformën në drejtësi, të vazhdojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të themelojë SPAK dhe BKH”, tha ajo. “Së treti do të promovoj investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të rriten zhvillimet në të dyja vendet”, ka shtuar e nominuara për ambasadore të SHBA në vendin tonë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...