Tatimet në aksion për të zbuluar, pagat reale në firmat private

E mërkurë, 30 October 2019 08:17

dministrata Tatimore është përqendruar kohët e fundit në një aksion që synon evidentimin e pagave reale në sektorin privat. Janë targetuar kryesisht profesionet e lira të cilave tatimet u kanë çuar njoftime ku kërkojnë që të rrisin vetdeklarimin e pagave. Në një prononcim për Monitor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohoi se, identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit. Tatimet pohuan se për të zbuluar pagat reale po përdoren metodikat e ndjekura që i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vetdeklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

Më poshtë jepen përgjigjet e Tatimeve:

Mbi cfarë bazë ligjore dhe informacioni po i  dërgoni mesazhet tek bizneset dhe individët për kontrollin e pagave?

Komunikimi me tatimpaguesit është element thelbësor në kryerjen e funksioneve nga AT që vjen në zbatim te ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vëtëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

Si do të arrini të verifikoni nëse individi nuk e merr realisht pagën që deklaron dhe çfarë veprimesh do të ndiqni pas këtij konstatimi.

Synimi i administrates tatimore është të nxisë ndërgjegjësimin dhe vetdeklarimin korrekt. Për të verifikuar pagën reale, instrumentet në dispozicion janë të shumta. Duke përdorur këto instrumente, përfshire hetimin e thelluar tatimor, do të arrihet të vërtetohet deklarimi i rremë. Më tej ligji përcakton qartë procedurat që ndiqen: kryerjen e vlerësimeve të reja tatimore, gjobat përkatëse dhe më tej deri në kallëzimet penale kur kemi te bëjmë me evazion tatimor.

Si e masni pagën mesatare të tregut për kategori të ndryshme?

Metodikat e ndjekura në këtë drejtim i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vet deklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

A keni ndonjë vlerësim se sa është numri i individëve që nuk deklarojnë pagat reale dhe për cilat kategori është kjo me e dukshme?

Detyrimin për deklarimin real të pagave dmth llogaritjen mbajtjen dhe derdhjen për buxhetin e shtetit ë mbartin punëdhënësit. Pas përqendrimit, fillimisht në eliminimin e punonjësve të padeklaruar, tashmë fokusi kryesor për administratën tatimore ndër të tjera është edhe mosdeklarimi real i pagave, fenomen i vlerësuar me nivel të lartë mospërmbushjeje./MONITOR

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...