A do të hetohet Mogherini dhe Vllahutin për raportet false për Shqipërinë

E mërkurë, 30 October 2019 19:16

Sot eurodeputetja franceze Bilde ka dhënë një deklaratë të rëndësishme e cila në fakt zbulon të gjithë marrëdhënien korruptive dhe në dëm të Shqipërisë të disa eksponentëve të BE përfshi këtu dhe ish ambasadoren e BE Romana Vllahutin. 

Në këtë intervistë ajo tregon se shumë eurodeputet francezë kanë hedhur dyshime mbi të dhënat që publikon Komisioni Europian. Kjo fjali në fakt është skaneri real se çfarë dëmi i bëri vet imazhit të Europës, por sidomos Shqipërisë kasta drejtuese që iku. Por mbi të gjitha ajo është një skaner dhe për të zbuluar në një formë ose në një tjetër marrëdhënien e Europës që iku me narkodiktaturën në Shqipëri. Sipas Bilde të dhënat e Komisionit për Shqipërinë nuk përputhen me realitetin dhe informacionin e institucioneve përgjegjëse ndërkombëtare në këtë fushë.
Së pari; eurodeputetë dhe formate të tilla si zonja Bilde duhen përshëndetur për thënien e disa të vërtetave që ne shqiptarët, jo se nuk i dinim, por që struktura të caktuara nga ato që prodhuan pseudodiplomatë si Vllahutin dhe Mogherini fshihnin me qëllim të vërtetën e situatës politike, ekonomike dhe sidomos të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës. Për hir të së vërtetës Romana Vllahutin është shembulli më i shëmtuar se si institucione prestigjioze dhe institucione të cilat janë vizion në radhë të parë si BE, mund të ndoten  nga pseudodiplomatë të cilëve iu merren mendt shumë shpejt nga avujt e kanabisit dhe që përfaqësimi i një institucioni si BE iu duket si lobim personal.
Në mënyrë mjerane dhe që sot po iu del e vërteta, Mogherini, Han, dhe e dërguara e tyre në Shqipëri Vllahutin mbyllën sytë përpara kanabizimit, krimit të organizuar në bashkëpunim me shtetin dhe shkatërrimin e demokracisë nëpërmjet blerjes së votës së lirë më paratë të kananisit dhe kokainë.
Ky është zëri i parë i Domenicue Bilde që vjen nga Europa e re lidhur me të vërtetën tragjike se çfarë bën establshmeti i vjetër europian që iku me Shqipërinë. Por ka të dhëna të sigurta dhe informacione të sakta dhe për çështje të tjera.
Pyetja është: A do të hetohen Mogerini dhe Vllahutin për raportet false për Shqipërinë.

Modifikuar më E Enjte, 31 October 2019 12:59
Login to post comments